Përfundoi dëgjimi i katërt publik buxhetor në Rahovec
Në ambientin e parkut të qytetit të Rahovecit është mbajtur të premten dëgjimi publik buxhetor për përgatitjen e Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitin 2025.
Hapjen e dëgjimit e bëri kryetari i komunës, Smajl Latifi, duke e elaboruar buxhetin, kufijtë buxhetor, të hyrat e komunës, si dhe foli për synimet kryesore të ekzekutivit.
Informatat më të hollësishme rreth buxhetit i dha drejtori i Financave Afrim Limani, i cili foli rreth Qarkores së parë buxhetore, rritjen e buxhetit dhe planet specifike.
Dëgjimi shkoi sipas planifikimit, me kryetarë të fshatrave dhe lagjeve urbane, të cilët parashtruan kërkesa dhe pyetje të ndryshme sipas prioriteteve.
Grupi punues i ka evidentuar të gjitha pyetjet dhe diskutimet dhe në raportin final do t’i jep arsyetimet për kërkesat të cilat u parashtruan në dëgjim.