Përfundoi derbi mes Dritës dhe Gjilanit
Derbi i Anamoravës nuk ka sjell fitues.
Drita dhe Gjilani i kanë ndarë pikët duke barazuar 1:1 në ndeshjen më të madhe të futbollit kosovar, e vlefshme për xhiron e 24-t të BKT Superligës së futbollit.
“Skifterat” kaluan të parët në epërsi me golin e realizuar nga Shend Kelmendi në pjesën e parë.
Ndërsa, rezultatin e barazoi në fillim të pjesës së dytë Ilir Blakçori.
Në fund të takimit Cuculi i Dritës u ndëshkua me karton të kuq.
Gjilani kështu e lëshoi mundësinë ta marrë primatin në ligën elitare pas dështimit të djeshëm të Ballkanit, i cili u mund nga Malisheva.
Tash ekipi i Ismet Munishit është një pikë prapa liderit Portokalli.
Kurse, Drita mbetet gjashtë pikë prapa liderit nga Suhareka.
Ndeshja tjetër mes Llapit dhe Drenicës përfundoi me rezultat 3-3.