Përfundoi edicioni i katërt i “Autostradës Biennale”
10 shtator 2023
| 12:35
Edicioni i katërt i “Autostrada Biennale” ka përfunduar dje, pas dy muajve të ekspozitave në hapësira të ndryshme të Prizrenit, të cilat e shndërruan qytetin në muze të hapur për artdashësit.
“Ekspozita përfundoi por, jo edhe ndikimi i këtij organizimi ndërkombëtar, pasi, qyteti ka treguar interes për ta mbajtur njërën nga veprat e instaluara në qendër të qytetit edhe pas përfundimit të këtij edicioni”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit.