Përfundoi edicioni i tetë “Vjeshta dhe vargjet”, ja shpërblimet

15 nëntor 2021 | 09:13

Është mbajtur të shtunën, në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, edicioni i tetë i manifestimit letrar “Vjeshta dhe vargjet”, organizuar nga Art Club “Rifat Kukaj”, kryetari i saj Izet Abdyli. Në këtë manifestim letrar është organizuar tryezë shkencore për jetën dhe veprimtarinë e shkrimtarit Ymer Elshani si dhe janë dhënë tri çmime për tri poezitë më të mira të cilat kanë qenë në garë, me 27 të tjera, për poezitë më të mira. Gjithashtu, është organizuar edhe ekspozita virtuale e veprave të shkrimtarit Ymer Elshani dhe është dhënë çmimi motivues për të rinj “Iljaz Prokshi”, poetes Elena Jashari, për poezinë “Tri pikëllime”, me shifrën “Zambaku”. Ndërkaq, çmimi për vepër jetësore “Rifat Kukaj” për krijimtari i është dhënë shkrimtarit Behram Hoti.

Poezitë e shpërblyera:

“Margaritar”, shifra “Odiseu”, vendi i parë, autor Syhejl Havolli

“Erdhe tek unë  si një valë”,  shifra “Mërgimtari”, vendi i dytë, autor Shefik Arifi

“Koha lëviz akrepat pa mëndu”, shifra “Koha”, vendi i trete, autore Farida Ramadani

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohës i çështjeve politike, Petrit Zogaj ka reaguar pas rezultatit…