Përfundoi ëndrra e Kosovës për kualifikim në Kampionatin Evropian

08 tetor 2020 | 22:41

Ëndrra e madhe për kualifikimin historik në Kampionatin Evropian ka përfunduar për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll, pasi sonte është mposhtur nga Maqedonia e Veriut (2-1).

Kosova është paraqitur mirë në ketë ndeshje, ani pse në formacioni e saj kanë munguar lojtarët kryesor si Milot Rashica, Vedat Muriqi dhe Amir Rrahmani, por në fund “dardanët” është dashur të pajtohen me eliminim.

Në pjesën e parë, Maqedonia kaloi e para në epërsi kur Kololli e devijoi topin që përfundoi në portën e Muriq. Një gabim të portierit maqedonas e shfrytëzoi Florent Hadergjonaj, i cili me një gol të bukur i riktheu në lojë “dardanët”, duke e barazuar rezultatin 1-1. Katër minuta me vonë, Maqedonia e riktheu epërsinë me golin e shënuar nga Darko Velkovski.

Në pjesën e dytë Kosova pati me shumë dominim të ndeshjes, por Arbër Zeneli goditi mbi portën kundërshtare, derisa në minutat shtesë Fidan Aliti gjuajti, por portieri Dimitrevski ndali gjuajtën e mbrojtësit të Kosovës. Në anën tjetër gjuajtjet e Pandevit dhe Alioskit dhe ndeshja përfundoi me rezultat 2-1.

Në finale Maqedonia do të përballet muajin nëntor me Gjeorgjinë. Kjo e fundit sonte e mposhti Bjellorusinë me rezultat 1-0.

(Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria britanike njoftoi sot se së shpejti do t’u kërkojë…