Përfundoi Evropiani për U16-shat
18 gusht 2019
| 14:24
Kosova U16 (M) ka përfunduar Kampionatin Evropian, Divizioni B, në Mal të Zi.
Djelmoshat e rinj kosovarë në ndeshjen e fundit, kanë pësuar nga Norvegjia me rezultat 44:84, në ndeshjen e vlefshme për vendin e 23-të në këtë Evropian.
Kosova kishte vetëm një fitore në këtë Evropian, duke mundur pikërisht Norvegjinë në grupe, por sot kanë pësuar në përballjen e fundit në këtë Kampionat. Bledar Thaçi shënoi 11 pikë për Kosovën, kurse nga tetë shënuan Eliot Peci dhe Rinol Gashi.