Përfundoi faza e grupeve për Kosovën
20 gusht 2019
| 21:49
Sot ka përfunduar faza e grupeve për Kosovën U16 në Kampionatin Evropian, Divizioni B, në Sofje të Bullgarisë.
Vashat e Kosovës në takimin e fundit janë mundur nga Norvegjia me rezultat 43:67 (17:16, 14:10, 3:14, 9:27).
Kosova ka zhvilluar një pjesë të parë shumë të mirë, duke udhëhequr me pesë pikë dallim, 31:26, por ka pësuar një rënie në pjesën e dytë dhe kjo ka ndikuar që të pësojë disfatë.
Fjolla Ajeti ka shënuar 14 pikë për Kosovën, derisa nga tetë pikë shënuan Enisa Kamerolli e Dije Daku, kurse shtatë i realizoi Astera Tuhina.
Tashmë Kosova do të luajë për pozitat 17-23.