Përfundoi faza e parë e grupeve
Ka përfunduar faza e parë e grupeve në Kampionatin Evropian, Divizioni B, për femra U20 në Prishtinë.
Në takimin kryesor të ditës së tretë, Izraeli ka mundur Islandën me rezultat 78:63. Pjesa e parë ishte e baraspeshuar, kurse në atë të dytë vashat e Izraelit kanë bërë dallimin, duke shënuar fitoren e parë, derisa kjo ishte humbja e dytë në Islandën.
Kosova ka pësuar nga Rumania me rezultat 100:47. Fjolla Ajeti shënoi 12 pikë dhe bëri gjashtë kërcime, derisa nga gjashtë pikë shënuan Tringa Ukaj, Besjana Martinaj dhe Agnesa Rrahmani, kurse pesë shënoi Astera Tuhina.
Vashat e Kosovës janë më të reja në moshë dhe synimi është të fitojnë përvojë nga ky Evropian.
Ndërkohë, në takimet tjera, Finlanda ka mundur bindshëm Bullgarinë 70:41, kurse Britania e Madhe mposhti Ukrainën 58:53.