Përfundoi koncerti madhështor i Rita Orës për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

17 shkurt 2018 | 23:51

Rita Ora i ka argëtuar mijëra qytetarë që kanë dalë në qendër të Prishtinës për ta festuar përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Për ditën kur u shënuan 10 vjet shtet, ishte përgatitur një eveniment i madh muzikor, të cilin e zbukuroi këngëtarja shqiptare me famë botërore.

Rita është shfaqur në skenë rreth orës 22:00 dhe e ka nisur performancën e saj me këngët “I Will Never Let You Down” dhe “Shine Your Light”.

Me një spektakël fishekzjarrësh ka përfunduar koncerti i Ritës, ndërkohë që qytetarët vazhdonin ta shijonin atmosferën e bukur të krijuar në kryeqytet.

Ndërkaq, edhe veshja e saj është lidhur pikërisht për këtë ditë të rëndësishme, Rita Ora ishte paraqitur kuq e zi në skenë.

Me të përfunduar performancën, Ora është nisur drejt aeroportit “Adem Jashari” për t’u larguar nga vendi.

27-vjeçarja nëpërmjet rrjetit social Instagram ka treguar se nuk do të qëndrojë në Kosovë, por do udhëtojë menjëherë për të përmbushur angazhimet tjera të saj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ditën e dytë të qëndrimit dhe pjesëmarrjes në Konferencën…