Përfundoi kursin për instruktor në Bundeswehr, nënoficeri i FSK-së certifikohet në Gjermani
04 tetor 2024
| 13:12
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë me dije se rreshteri Bunjanin Raçi, ka përfunduar me sukses kursin për instruktor në Bundeswehr.
Në njoftimin e FSK-së është thënë se ai është certifikuar për operimin për “VIP Security and Escort”, përcjellje të personaliteteve me rëndësi të veçantë, me motoçikleta.
“Në kuadër të bashkëpunimit me Republikën Federale të Gjermanisë, dhe në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të Policisë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, rreshter Bunjanin Raçi, ka përfunduar me sukses kursin për instruktor në Bundeswehr ku është certifikuar për operimin për ‘VIP Security and Escort’, përcjellje të personaliteteve me rëndësi të veçantë VIP-ve me motoçikleta”, ka njoftuar FSK-ja.