Përfundoi miqësorja Drenica-Gjilan
19 janar 2021
| 17:09
Ka përfunduar edhe ndeshja tjetër miqësore në qytetin bregdetar të Durrësit
Skuadrat e Superligës së Kosovës, Drenica dhe Gjilani janë ballafaquar mes vete. Sfida u mbyll në të mirë të “kuqebardhëve” të cilët triumfuan me rezultatin 1-3.
Golat për skuadrën e Bylbyl Sokolit i realizuan Darko Nikaq dy herë dhe mesfushori Qëndrim Dautaj.
Kurse golin e vetëm për Drenicën e shënoi prurja e re, Dardan Rogova.