![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/06/fc-drita.jpg)
Përfundoi miqësorja FC Drita – FC Minaj
02 shkurt 2021
| 17:33
Kampionia e Kosovës në futboll, Drita e ka fituar miqësoren ndaj FC Minaj (1-0).
Kjo ishte ndeshja e katërt dhe e fundit në kuadër të ndeshjeve kontrolluese në Antalya të Turqisë.
Ndeshja ishte me shumë ritëm dhe shumë e fortë fizikisht nga të dyja ekipet. Ndërsa golin e vetëm e shënoi Kastriot Rexha, në minutën e 66-të.
/Epoka e re/