Përfundoi pjesa e parë e miqësores Kosova – Guinea
08 qershor 2021
| 16:51
Me rezultat 0-0 dhe me pak raste shënimi ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes miqësore ndërmjet Përfaqësues së Kosovës dhe Guineas. Kjo ndeshje po zhvillohet në Antali të Turqisë.
Daku pati një gjysmerast, derisa në anën tjetër Sulla i Giuneas rrezikoi një herë portën e portierit Visar Bekaj, por pa sukses. Në minutën e fundit, Bekaj e shpëtoi Kosovën nga mosbesimi i golit, pasi e ndali gjuajtjen e Kones. Në pjesën e dytë, trajneri i Kosovës, Bernard Challandes pritet t’i jep rast edhe futbollistëve të tjerë.
“Dardanët” ditë me parë e fituan miqësoret ndaj San Marinos (4-1) dhe Maltës (1:2).
/Epoka e re/