Përfundoi pjesa e parë e ndeshjes Angli – Danimarkë
07 korrik 2021
| 21:49
Ka përfunduar pjesa e parë e gjysmëfinales së “Euro 2020”, mes Anglisë dhe Danimarkës me rezultat 1-1.
Në minutën e 30-të, Mikkel Damsgaard ka realizuar gol të bukur nga gjuajtja e lirë. Ndërsa rezultati u barazua nëntë minuta me vonë me autogolin e Simon Kjaer, raporton “Epoka e re”.
Fituesi i kësaj ndeshje në finalen e 11 korrikut do të përballet me Italinë.