Përfundoi pjesa e parë e ndeshjes Ballkani – Feronikeli
03 qershor 2020
| 16:49
Pjesa e parë e ndeshjes së parë gjysmëfinale në DigitAlb Kupën e Kosovës në futboll mes Ballkanit dhe Feronikelit përfundoi me rezultat 0-0.
Të dyja skuadrat u munduan të gjejnë rrugën e golit, por pa sukses. Mbetët të shihet në pjesën e dytë se cila skuadër do të jetë me e suksesshme, apo ndeshja do të mbyllet me rezultat të barabartë.
Dje është zhvilluar gjysmëfinalja tjetër në mes Prishtinës dhe Drenicës, kurse rezultati final ishte 3-0.
(V.Z / Epoka e re)