Përfundoi pjesa e parë e ndeshjes Ballkani – Gjilani
29 tetor 2024
| 13:50
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes me Ballkanit dhe Gjilanit, e cila i takon javës së nëntë në Superligën e futbollit të Kosovës.
Rezultati pas kësaj pjesë të parë është 1-2. Pas pesë minutash lojë, Lindon Emërllahu realizoi për 1-0. Mysafirët nuk u dorëzuan dhe e barazuan fillimisht rezultatin pas dhjetë minutash me anë të Armend Thaqit, i cili e ndëshkoi ish-skuadrën e tij për rezultatin 1-1. Mysafirët shënuan edhe golin e dytë më anë të Edi Bashës. Pjesa e dytë pritet të jetë edhe me interesante për faktin se kampionët në fuqi nuk do të pajtohen me këtë rezultat.