![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/10/futboll-kosova.jpg)
Përfundoi pjesa e parë e ndeshjes Bjellorusi – Kosovë
19 qershor 2023
| 21:32
0-0 është rezultati i pjesës së parë kualifikuese për Kampionatin Evropianë mes Bjellorusisë dhe Përfaqësueses së Kosovës.
“Dardanët” kanë dominuar në pjesën e parë, por nuk kanë arritur të shfrytëzojnë rastet e krijuara. Në këtë pjesë është lënduar Paqarada dhe në vend të tij është inkuadruar Ermal Krasniqi, i cili debuton për Kosovën në ndeshje zyrtare.
/Epoka e re/