Përfundoi pjesa e parë e ndeshjes Itali- Zvicër (Video)
16 qershor 2021
| 21:55
Italia e ka mbyllur me epërsi prej një goli pjesën e parë të ndeshjes të “Euro 2020” ndaj Zvicrës (1-0).
Mesfushori i Sassuolos, Manuel Locatelli ka shënuar një gol të bukur ndaj Zvicrës.
Në fakt, ishte vet Locatelli i cili e nisi aksionin me një pasim fenomenal tek Berardi. Locatelli arriti të shënojë në min 26′ për ti dhënë epërsinë Italisë pas golit të anuluar të Chiellinit. Rezultati momental, Italia 1-0 Zvicra.