![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/09/kosove-greqi.jpg)
Përfundoi pjesa e parë e ndeshjes Kosovë – Greqi
06 shtator 2020
| 21:34
Kanë përfunduar dyzetë e pesë minutat e parë të ndeshjes Kosova-Greqia, e cila është e vlefshme për Grupin C në Ligën e Kombeve.
Greqia e ka mbyllur me epërsi të një goli këtë pjesë lojë, pasi Dimitrios Limnios shënoi në minutën e 3-të. Kosova kishte tri rast të mirë shënimi, por Arbër Zeneli, Besar Halimi dhe Amir Rrahmni nuk i shfrytëzuan. Në pjesën e dytë, ‘Dardanët’ pritet të jenë me sulmues për faktin se nuk do të pajtohen lehtë që të lëshojnë pikët e plota në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kosova tri ditë më parë në Itali luajti baras 1-1 me Moldavinë.
(V.Z / Epoka e re)