Përfundoi pjesa e parë e ndeshjes Kosovë-Islandë

20 mars 2025 | 21:34

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës dhe Islandës, e vlefshme për play-offin e Ligës së Kombeve.

Rezultati pas 45 minutave të parë është i barabartë, 1:1.

Lumbardh Dellova kaloi dardanët në epërsi në minutën e 19-të të ndeshjes.

Por, gëzimi i vendasve zgjati vetëm tre minuta, pasi që Islanda barazoi nëpërmjet Oskarsson.

Në vazhdim, Kosova i pati edhe disa raste të mira shënimi, por pa konkretizim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë ngritur pyetje nëse Kanada mund të aplikojë hipotetikisht për…