
Përfundoi pjesa e parë e ndeshjes Kosovë – Slloveni
11 tetor 2020
| 21:33
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës dhe Sllovenisë, e cila po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të Ligës së Kombeve.
Sllovenët e mbyllen këtë pjesë më epërsinë e një goli të shënuar nga Haris Vuqkiq (22’). “Dardanët” luajtën mirë sidomos në pesë minutat e fundit, por portieri Joan Oblak i ndali dy gjuajtje nga Paqarada dhe Celina.
Nga dy takimet e para, Kosova ka një barazim dhe një humbje, kurse kjo është sfida e tretë për “Dardanët” në Ligën e Kombeve.
(Epoka e re)