Përfundoi pjesa e parë e ndeshjes Moldavi – Kosovë

03 shtator 2020 | 21:33

Ndeshja e parë e sezonit të ri në Ligën e Kombeve në mes Moldavisë dhe Kosovës ka përfunduar me rezultat 1-0.

Pavarësisht asaj se futbollistët e Kosovës e dominuan në tersi pjesën e parë të ndeshjes, ishin moldavët ata që shënuan golin e vetëm në këtë pjesë lojë. Në minutën e 20-të, Ion Nicolaescu shënoi për 1-0.

Pjesa e dytë pritet të jetë edhe më interesante, pasi “dardanët” vështirë se do të pajtohen me humbje ndaj një rivali më të dobët për nga cilësia.

(Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Safet Kalisi shpall të pavlefshme dokumentet e veprimtarisë së biznesit…