Përfundoi pjesa e parë e ndeshjes Rumani – Kosovë

15 nëntor 2024 | 21:39

Që nga minuta e parë ‘Dardanët’ ishin ekipi më i mirë në fushë duke mos lejuar Rumaninë që të rrezikojë portën e tyre.

Në anën tjetër nuk munguan as rastet për gol madje Kosova i pati disa të tilla, por që mungoi finalizimi i tyre.

I pari që rrezikoi portën e rumunëve ishte Muharrem Jashari i cili në minutën e 17-të bëri një gjuajtje të fortë në drejtim të portës, e cila u prit nga portieri vendas.

Në rast ideal për gol sërish doli Jashari i cili në minutën e 20-të lëshoi një mundësi të artë shënimi, pasi nuk ia doli të mposht portierin e Rumanisë kur ishte ballë për ballë.

Fati nuk ishte me Kosovën as në minutën e 29-të kur patën dy raste të njëpasnjëshme me Edon Zhegrovën dhe Vedat Muriqin të cilët u treguan të pasaktë përballë portës.

Kërcënimi i parë serioz i Rumanisë erdhi në minutën e 42-të kur përmes kapitenit Nicolae Stanciu goditën traversën.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhë pjesë e dytë, por nëse Kosova vazhdon të luajë me këtë ritëm goli nuk do të mungojë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas zyrës së presidentit Zelensky, ka reaguar edhe Ministria e…