Përfundoi pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri – Hungari
05 shtator 2021
| 18:53
Ka përfunduar pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Greqisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Shqipëria ishte më e rrezikshme në këtë pjesë, por e pafat para golit. Pavarësisht disa rasteve, “Kuq e Zinjtë” assesi nuk arritën ta ‘tundin’ portën e hungarezëve.
Vendasit provuan të krijojnë aksione në anë të sulmuesve këmbë shpejtë si Bajrami dhe Uzuni, por u mungonte vetëm finalizim.
Ndërsa, Hungaria kishte një rast të mirë, por që fatmirësisht nuk rezultoi në gol, falë super pritjes së Etrit Berishës. Kësisoj, epilogu i pjesës së parë mbyllet me rezultatin 0-0.