
Përfundoi pjesa e parë e ndeshjes TNS-Feronikeli
09 korrik 2019
| 20:50
Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet klubit uellsian The New Saints – TNS dhe Feronikelit, në fazën e parë të Ligës së Kampionëve.
Asnjëhera nga palët nuk e ka gjetur rrugine golit në pjesën e parë që po luhet në Uells.
Përkundër që ekipi vendas pati më tepër topin në këmbët e veta, ishte Feronikeli që pati një tentim më tepër në drejtim të portës së kundërshtarit, gjithsej katër.