Përfundoi pjesa e parë e ndeshjes Zvicër – Kosovë
18 nëntor 2023
| 21:35
Zvicra dhe Kosova janë ndarë në paqe në pjesën e parë të ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Evropian.
Iniciativa ishte e vendasve të cilët patën edhe disa raste shënimi, por futbollistët dardanë janë mbajtur mirë duke mos lejuar të pësojnë gol. Kosova e pati një rast, por Elbasan Rashani nuk arriti të përfiton.
Të dyja përfaqësuesit kanë fitoren si opsion për të mbetur në garë për kualifikim në “Euro 2024”.