Përfundoi renovimi i hapësirave të brendshme të QMF-së në Krushë të Madhe
26 nëntor 2024
| 13:29
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, Saranda Sallteku dhe bashkëpunëtorë, në praninë e stafit shëndetësor, ka vizituar hapësirat e brendshme të rinovuara të QMF-së në Krushë të Madhe.
“QMF-ja në Krushë të Madhe, tashmë, i plotëson të gjitha kushtet infrastrukturore, sipas të gjitha standardeve, ndërsa profesionistët shëndetësorë do të kenë kushte të favorshme për të ofruar shërbime sa më cilësore”, ka thënë kryetari Latifi.