
Përfundoi sezoni për Chiesan
10 janar 2022
| 17:00
Sezoni i Federico Chiesas mund të konsiderohet i përfunduar. Sulmuesi i Juventusit mëngjesin e së hënës iu nënshtrua testeve që zbuluan ashpërsinë e dëmtimit të gjurit.
Në ditët në vijim lojtari do t’i nënshtrohet një operacioni, me kohë rikuperimi të vlerësuara rreth gjashtë muaj.
Lajm i keq për Massimiliano Allegrin, por edhe për trajnerin Roberto Mançini, i cili nuk do të ketë në dispozicion një nga lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares së tij për “play off”-et e Botërorit në mars. Chiesa pothuajse me siguri nuk do të jetë në dispozicion për pesë garat në qershor.