Përfundojnë garat për notarët e Kosovës në ‘Baku 2019’

26 korrik 2019 | 11:21

Hana Fejzullahu ishte notarja e fundit që garoi në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, “Baku 2019”. Ajo garoi sot në 800 metra stil i lirë dhe pati kohën 10.20.03, që nuk i mjaftoi për t’u kualifikuar tutje.

Sot garuan edhe Jona Macula dhe Elona Zhugolli në 50 metra stil i lirë, të cilat përmirësuan rekordet e tyre personale. Garat e notit edhe sot u përcollën nga drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani, nënpresidenti Gazmend Maxhuni dhe drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, Iber Alaj.

Sporti i notit në “Baku 2019” u përfaqësua edhe me notarët, Olt Kondirolli dhe Vigan Bytyqi.

Fotografia e Kosovo National Olympic Committee

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman…