Përfundojnë garat republikane në shah
23 qershor 2024
| 11:25
Ka përfunduar me Garat Republikane edicioni i parë i Programit “Sport në shkolla”, në Shah.
Në Qendrën për Arsim dhe Këshillim Profesional “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë u mbajtën Garat Republikane të Programit “Sport në shkolla”, në Shah.
Pjesëmarrës ishin 96 nxënës të 16 shkollave pjesëmarrëse, klasat 1-5, vajza dhe djem.
Pas shumë ndeshjeve të zhvilluara fitues u shpallën nxënësit e shkollës fillore “Lidhja e Prizrenit” – Deçan, në vendin e dytë ishte shkolla fillore “Dëshmorët e Zhurit” – Zhur dhe në vendin e tretë shkolla fillore “Bedri Gjinaj” – Mitrovicë.
Për 16 shkollat pjesëmarrëse u ndanë mirënjohje, ndërsa medaljet dhe kupa u ndanë nga krerët e Federatës se Sportit Shkollor dhe Federatës se Shahut.