Përfundojnë kërkimet në Gjenova, 43 numri i të vdekurve

19 gusht 2018 | 17:35

Kanë përfunduar kërkimet për personat e humbur pas incidentit tragjik që ka  ndodhur në Gjenova të Italisë, kur është shembur ura e Morandit e cila ishte pjesë e autostradës A10.

Pasi që janë nxjerrë trupat e fundit nga një makinë që gjendej nën pllakat e betonit, numri i personave të vdekur është rritur në 43, shkruan “Reuters”.

Nëntë persona janë ende duke u trajtuar në spital, ndërsa katër prej tyre janë në gjendje kritike.

“Megjithëse të gjithë personat e regjistruar si të zhdukur tani më janë gjetur, puna jonë vazhdon në mënyrë që të sigurohemi se askush nuk ka mbetur nën rrënoja”, ka thënë për “Sky TG24” zyrtari i zjarrfikësve, Stefano Zanut.

Zanut ka thënë se zjarrfikësit po ashtu janë duke e siguruar vendin për t’i ndihmuar hetuesit që ta gjejnë shkaktarin e fatkeqësisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 14 fansa të “Backstreet Boys” janë lënduar pasi…