Përfundojnë ndërhyrjet restauruese në mullirin e Gjikokajve në Deçan

03 gusht 2022 | 23:20

Kanë përfunduar ndërhyrjet restauruese edhe në Mullirin e Gjikokajve në Deçan.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ai ka theksuar se ky mulli është ndërtim tipik bujqësor që i takon shek. XVIII-të, dhe është pronë e familjes Gjikokaj.

“Në përmbushje të zotimit tonë për ta trajtuar me prioritet të lartë trashëgiminë kulturore, çdo ditë po bëjmë punë të mira në mbrojtje të aseteve të trashëgimisë në gjithë vendin”, ka shkruar Çeku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, pas takimit të…