Përfundojnë ndeshje e Superligës, 25 gola shënohen në pesë ndeshje
15 maj 2022
| 17:17
25 gola janë shënuar në pesë ndeshjet e zhvilluara sot në kuadër të xhiros së parafundit kampionale në Superligën e Kosovës në futboll.
Derbin e vjetër të futbollit kosovar e ka fituar Drita me rezultat 0:1 kundër Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet. Malisheva ka marrë fitoren 3:4 në udhëtim te Gjilani, njëjtë siç bëri edhe Dukagjini që fitoi 3:2 kundër Llapit në Klinë.
Fitore ka arkëtuar edhe Drenica që në shtëpi e mposhti kampionin, Ballkanin me rezultat 3:1.
Këto janë rezultatet e arritura sot:
Prishtina 0:1 Drita
Drenica 3:1 Ballkani
Gjilani 3:4 Malisheva
Dukagjini 3:2 Llapi
Ulpiana 6:2 Feronikeli.