Përfundojnë ndeshjet e Kupës së Kosovës, këto skuadra kualifikohen tutje
– Kanë përfunduar 13 ndeshjet në kuadër të raundit të 16-të në Kupën e Kosovës. Prishtina ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Besa (0-4), derisa Llapi me vështirësi ka triumfuar ndaj Kikës (2-1). Gjilani me rezultat minimal 0 – 1 ka arritur të sigurojë kualifikimin, derisa fitore kanë siguruar edhe Ballkani me Malishevën. Befasia në këtë ndeshje ka qenë ajo në mes të Feronikelit dhe Fushë-Kosovës, ku ekipi nga Drenasi është mposhtur pas penalltive.
Ndërsa të enjten do të zhvillohet pesë ndeshje të tjera të rrethit të dytë, për ta kompletuar 1/8 e finales. Drita do të përballet me Drenasin, Dukagjini me Lirinë, Arbëria më Vitinë, KEK-u me Trepçën dhe Flamurtari me Ferizajn.
Rezultatet e të gjitha ndeshjeve:
Besa 0 – 4 Prishtina
Rahoveci 1 – 3 Ballkani
Llapi 2 – 1 Kika
A&N 0 – 1 Gjilani
Drenica 2 – 1 Vllaznia e Pozheranit
Malisheva 1 – 0 Istogu
Ulpiana 2 – 0 Vëllaznimi
Prizreni 1 – 5 Onix
Feronikeli (me penallti 1- 4) Fushë-Kosova
Ramiz Sadiku 1 – 1 Vushtrria
Trepça ’89 (me penallti 2 – 4) ‘2 Korriku’