Përfundojnë ndeshjet me rezultate 33-1 dhe 59-1, përjashtohen përgjithmonë të katër ekipet nga futbolli

09 qershor 2022 | 14:45

Skuadrat e nivelit të katërt të Afrikës së Jugut, Matiyasi FC, Shivulani Dangerous Tigers, Kotoko Happy Boys dhe Nsami Mighty Birds, janë përjashtuar përgjithmonë, pasi u shpallën fajtorë për kurdisje të rezultateve.

Tigers dhe Matiyasi po luftonin për pozitën e parë, për të fituar promovim. Tigers arriti një fitore 33-1 ndaj Happy Boys, ndërsa Matiyasi mposhti Mighty Birds me rezultat 59-1. Diçka tjetër e çuditshme ishte se 41 gola nga këto dy ndeshje u regjistruan si autogola.

Kjo padyshim që tërhoqi vëmendjen e administratorëve dhe u bënë hetime, ku klubet u shpallën fajtorë.

Kur skuadrat ishin takuar më parë në mars, rezultatet ishin dukshëm më të matura, me Matiyasi që mundi Mighty Birds 2-1, ndërsa Dangerous Tigers barazoi 2-2 me Happy Boys.

Më tej administratori tha se shumë prej golave ​​nuk ishin regjistruar as siç duhet nga zyrtarët e ndeshjes.

“Ne zbuluam se arbitri thjesht po shkruante ‘lojtari numër 2 shënoi 10 gola, lojtari numër 5 shënoi 20 gola’, dhe kështu me radhë – por kishte 41 autogola, kështu që si po i regjistronin?”, tha ai.

Përveç ndalimit të klubeve, zyrtarët e skuadrave të përfshira janë suspenduar edhe për pesë deri në tetë sezone, raporton Goal.

Trajneri i Mighty Birds, Neil Thëala, tha se ai nuk ishte në gjendje për të ndaluar serinë e çuditshme të ngjarjeve.

“Në ndeshjen e mëparshme që luajtëm, na thanë se arbitri është pjesë e Shivulane Dangerous Tigers. Ne shënuam katër gola, por të gjithë u anuluan nga arbitri, por më pas ata goditën rrjetën anësore dhe arbitri tha se ishte gol. Kur e raportuam këtë çështje, por na u tha se vendimi i arbitrit është përfundimtar. Mendjet e lojtarëve nuk ishin në lojë, sepse edhe nëse fitonin, ata e dinin se nuk do t’i ndihmonte në asnjë mënyrë. Unë u përpoqa si trajner t’i shtyja, por ishte e vështirë – nuk mund të bëja asgjë”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Agron Hoti Sipas të dhënave zyrtare të BE-së për…