Përfundojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, numri i viktimave shkon në 50
Qeveria e Shqipërisë ka mbajtur sërish sot mbledhje, në të cilën ka diskutuar për situatën e krijuar së fundmi nga tërmeti.
Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama ka thënë se operacionet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar dhe numri i viktimave ka shkuar në 50.
“Operacionet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar, ndërsa fatkeqëisht duhet të them që numri i viktimave ka shkuar në 50”, ka deklaruar Rama.
Ai ka falendëruar edhe trupat e kërkim-shpëtimit që kanë ardhur nga jashtë.
“Duhet të falenderoj trupat e kërkim-shpëtimit që kanë ardhur nga jashtë. Pa ato ne nuk do të kishim mundur të shpëtonim asnjë banor nga gërmadhat. Por kjo nuk zbeh punën e trupave tanë të kërkim-shpëtimit, por trupat kanë nevojë për mjete të specializuara”, ka thënë kryeministri Rama.