Përfundojnë përgatitjet, liderët e UÇK-së në Hagë do të votojnë për zgjedhjet e 9 shkurtit
29 janar 2025
| 16:23
Liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) të cilët ndodhen në Hagë në kuadër të gjykimit nga Gjykata Speciale do të votojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Lajmin e ka bërë me dije Gjykata Speciale në Hagë.
Nga Specialja është konfirmuar se kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për t’iu mundësuar Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ushtrimi i të drejtës së votës për zgjedhjet nacionale.
“Janë marrë të gjitha masat paraprake që të paraburgosurit të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre si qytetarë të Kosovës për të votuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, ka njoftuar Specialja.