Përfundojnë pjesët e para: Kosovë-Gjeorgji dhe Shqipëri-Poloni
12 tetor 2021
| 21:36
Kanë përfunduar pjesën e para në ndeshjet Kosova-Gjeorgji, Shqipëri-Poloni dhe në ndeshjet e tjera kualifikuese për Kupën e Botës 2022.
Shqipëria është duke luajtur baras me Poloninë 0-0, ku kuqezinjtë janë paraqitur mjaftë mirë.
Ndërsa në anën tjetër Kosova e ka barazuar rezultatin në minutën e fundit të pjesës së parë. Në stadiumin “Fadil Vokrri”, mysafirët shënuan të parët nëpërmjet Tornike Okriashvili, në minutën e 11-të. Ndërsa rezultatin e barazoi Vedat Muriqi nga penalltia.
/Epoka e re/