Përfundojnë pjesët e para në dy ndeshjet e Kupës
17 qershor 2020
| 17:19
Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll.
Ballkani është duke fituar në Drenas ndaj Feronikelit me rezultat 0-1. Golin e vetëm në këtë pjesëlojë e shënoi Mirlind Daku.
Prishtina është duke fituar në Skenderaj ndaj Drenicës (0-2), kurse golat i shënuan Abazi nga gjuajtja e lirë dhe Krasniqi nga penalltia.
(V.Z / Epoka e re)