
Përfundojnë pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës
16 maj 2019
| 16:54
Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e fundit të xhiros së parafundit në IPKO Superligë: KEK-u – Ferizaj dhe Gjilani – Liria.
Në ndeshjen që po zhvillohet në Obiliq, Ferizaj kaloi në epërsi nëpërmjet Dardan Çerkinit, por vendasit e barazuan rezultatin me golin e Isa Eminhazirit.
Ndërsa në ndeshjen tjetër, Gjilani po fiton ndaj Lirisë (2-0). Golashënues për vendasit janë Fiton Hajdrai dhe Keita Rezak.
/Epoka e re/