Përfundojnë pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës
01 shtator 2024
| 17:02
Pjesa e parë e ndeshjes mes Ballkanit dhe Malishevës, ka përfunduar me rezultat 1-1.
Arbër Prekazi, futi topin në rrjetën e Ballkanit, në minutën e 13-të.
E në minutën e 28-të, Ballkani e barazoi rezultatin kur Sunday Adetunji shënoi gol.
Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes mes Suharekës dhe Gjilanit në kuadër të Superligës.
Gjilani ka kaluar në epërsi kundrejt Suharekës, me rezultat 1:2.
Ishte Rrahmani ai i cili dha golin e parë në këtë ballafaqim në minutën e 14’ që çoi Gjilanin në epërsi.
Por Suhareka barazoi këtë rezultat në minutën e 18’ me golin e Zekës.
Ndërsa Gjilani kaloi edhe një herë në epërsi në minutën e 38’, me golin e Jaroviqit.