Përfundojnë pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës
29 shtator 2024
| 15:57
Gjilani – Prishtina dhe Feronikeli 74 – Malisheva janë dy takimet e fundit që po zhvillohen në kuadër të xhiros së shtatë në elitën e futbollit kosovar.
Tanimë kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet.
Kryendeshja mes Gjilanit dhe Prishtinës ka përfunduar 1-1 pas pjesës së parë.
Albin Krasniqi shënoi në minutën e 20-të për epërsinë e kryeqytetasve, mirëpo 15 minuta më vonë, barazoi Shabani.
Në takimin tjetër mes Niklit e Malishevës pjesa e parë është mbyllur pa gola.
Ani pse, Malisheva shënoi përmes Bunjakut, por goli i tij u anulua, pas rishikimit në VAR.