Përfundojnë pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës
25 gusht 2019
| 17:51
Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e javës së dytë në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.
Drita është duke e mposhtur Flamurtarin në Gjilan me rezultat 1-0, autor i golit është Betim Haxhimusa (4’). Në ndeshjen tjetër mes Vushtrrisë dhe Trepçës ’89 rezultati është 1-1. Për mysafirët shënoi Ardian Muja (17’), derisa për vendasit Jasmin Raboshta (31’).
/Epoka e re/