Përfundojnë pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës
15 shtator 2019
| 16:56
Përfunduan pjesët e para në dy ndeshjet e javës së katërt në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.
Flamurtari në pjesën e parë është treguar skuadër e fortë për Dukagjinin e Klinës, pasi është duke fituar me rezultat 2-0. Golat i shënuan Festim Krasniqi dhe Arbnor Zeqiri.
Në ndeshjen tjetër Vushtrria është duke fituar ndaj Ferizajt (0-1). Golin e vetëm në ketë pjesë e shënoi Ian Agusto.
/Epoka e re/