Përfundojnë pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës
12 qershor 2020
| 17:48
Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e IPKO Superligës së Kosovës në futboll.
Flamurtari dhe Ballkani kanë luajtur baras (0-0), pas dyzetepesë minutave të parë. Skuadra mysafire ishte më kërkuese, por nuk arriti të shënon gol.
Edhe pjesa e parë e ndeshjes që po zhvillohet në Klinë mes Dukagjinit dhe Feronikelit është mbyllur me rezultat 0-0.
(V.Z / Epoka e re)