Përfundojnë pjesët e para në ndeshjet Drita – Vushtrria dhe Flamurtari – Gjilani
03 tetor 2019
| 15:21
Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e javës së tetë në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.
Drita është duke e mposhtur Vushtrrinë me rezultat 2-0, pas pjesës së parë. Golat për skuadrën gjilanase i shënuan Lukas Cardoso (21) dhe Bujar Shabani (39).
Në ndeshjen që po zhvillohet në kryeqytet, Gjilani po shënon fitore ndaj skuadrës së Flamurtarit (0-2). Autor i dy golave për mysafirët është Gerhard Progni.
/Epoka e re/