Përfundojnë pjesët e para në ndeshjet Vushtrria-Gjilani dhe Ferizaj-Flamurtari
07 nëntor 2019
| 13:56
Kanë përfunduar pjesët e parë në dy ndeshjet e fundit të javës së katërmbëdhjetë në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.
Gjilani po shkëlqen në ndeshjen ndaj Vushtrrisë e cila u mbyll me rezultat 0-2.
Në minutën e 19-të, Razak Keita realizoi për 0-1, kurse Armend Halili e shënoi golin e dytë në fund të pjesës së parë. Në ndeshjen tjetër që po zhvillohet sot, Ferizaj po fiton ndaj Flamurtarit me rezultat 1-0. Adonis Shala shënoi golin e vetëm në minutën e 27-të.
/Epoka e re/