Përfundojnë pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës
02 tetor 2019
| 15:28
Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e IPKO Superligës së Kosovës në futboll për javën e tetë.
Në derbin që po zhvillohet në Drenas është duke fituar skuadra e Llapit, që me golin e shënuar nga Mentor Zhdrella është në epërsi ndaj Feronikelit (0-1).
Dukagjini është duke e mposhtur Trepçën ’89, me rezultat 1-0. Golashënues në minutën e 40-të, Husein Demiri. Ndërsa ndeshja në mes Ferizajt dhe Ballkanit përfundoi me rezultat 1-2.
/Epoka e re/