Përfundojnë pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës
07 tetor 2019
| 15:21
Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e IPKO Superligës në futboll.
Ballkani dhe Prishtina janë duke luajtur pa gola 0-0, kurse Trepça ’89 është duke fituar ndaj kampionëve në fuqi, Feronikelit (1-0). Golin e vetëm në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin “Riza Lushta” e shënoi Gëzim Rusi, në minutën e 44-të.
Ndërsa 1-0 po fiton pas pjesës së parë edhe Vushtrria në përballje me Flamurtarin. Golashënues në ketë ndeshje ishte Klevis Lushtaku (30’).
/Epoka e re/