Përfundojnë pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës
23 tetor 2019
| 14:49
Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e IPKO Superligës së Kosovë në futboll.
Derbi në mes Gjilanit dhe Llapit është mbyllur 1-0. Ishte Tomislav Busiq ai që realizoi katër minuta para fundit të pjesës së parë. Ndërsa Drenica është duke fituar ndaj Dukagjinit të Klinës (1-0). Golin e vetëm në Skenderaj e ka shënuar Harmon Van-Dave, në minutën e 25-të.
Ndërsa në Mitrovicë, Trepça ’89 është duke fituar 1-0 ndaj Ferizajt. Golin e vetëm në ketë sfidë e realizoi Leart Emini, në minutën e 17-të.
/Epoka e re/